Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale sipas IHMK do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.