Ekspozimi ndaj temperaturave të larta dhe ajrit të lagësht për një kohë të gjatë, e rrezikshme për jetën e njeriut
Ndryshimet klimatike akoma të pakonfirmuara se si shkaktohen, kanë sjellë si rezultat temperatura të larta gjatë muajve të fundit në pjesën jugperëndimore të Shteteve të bashkuara, në Meksikë, dhe në Amerikën Qëndrore,
Janë marrë disa iniciativa nga ekspertët për të parë se si ndikon temperatura e lartë dhe ngritja në lagështinë e ajrit në mjedisin përreth njeriut në shëndetin e tij.
Këto hulumtime dhe eksperimente janë konduktuar nga profesori Lewis Halsey dhe studiues të tjerë në Universitetin Roehampton në Londër.
“Shpeshtohen rrahjet e zemrës duke çuar në ndryshime delikate të ciklit. Po ashtu rritet edhe shkalla e frymëmarrjes. Qarkullimi i gjakut përqendrohet në sipërfaqen e lëkurës. Kjo është arsyeja e skuqjes së njerëzve në temperatura të larta. Kur gjaku shkon në sipërfaqen e lëkurës e humbet nxehtësinë. Pra kemi një gamë të gjerë ndryshimesh fiziologjike në trupin e njeriut si rezultat i temperaturës së lartë”, thotë profesori Lewis Halsey me Universitetin Roehampton.
Ai më tutje shton se një pjesë e mënyrës se si reagon trupi ndaj nxehtësisë varet nga mosha, problemet shëndetsore dhe gjendja fizike.
Temperaturat e larta mund të shkaktojnë probleme dhe dërrmim tek njerëzit e moshuar, gratë shtatzëna dhe tek fëmijët e vegjël që trupi akoma nuk arrinë tua vet rregulloj temperaturën.
Rreziku i vërtet qëndron tek ekspozimi ndaj temperaturave të larta dhe ajrit tejet të lagësht për një kohë të gjatë, meqë kjo mund të shkaktoj dështimin e organeve të njeriut.
Mënyra se si ne e ftohim trupin në mënyrë natyrale është djersitja. Mirëpo, lagështia e madhe në ajër e bënë djersën të kulloj mbi trupin e njeriut e të mos arrijë të kryej punën e vet.
E meqë ky mot është fenomen i shtruar në të gjithë botën, ekspertët do të vazhdojnë të hulumtojnë ndikimin e tij në shëndetin e njeriut.