Studentët protestues të Bangladeshit kërkojnë shpërbërjen e parlamentit

Studentët protestues të Bangladeshit kërkojnë shpërbërjen e parlamentit dhe se paralajmërojnë një program të rreptë.

Udhëheqësit studentorë protestues të Bangladeshit kërkuan të martën që parlamenti të shpërndahej dhe paralajmëruan se do të nisë një “program i rreptë” nëse nuk respektohet afati i tyre, një ditë pasi kryeministri Sheikh Hasina dha dorëheqjen dhe u largua nga vendi.

Drejtuesit e studentëve në një video në Facebook thanë se parlamenti duhet të shpërndahet deri në orën 15:00.

Koordinatorët e lëvizjes së protestës studentore të Bangladeshit kishin planifikuar të takoheshin me shefin e ushtrisë, gjeneralin Waker-Uz-Zaman, të martën, pasi ushtria njoftoi se do të formonte një qeveri të përkohshme pas dorëheqjes së Sheikh Hasina si kryeministër.

Të hënën, kryeministrja Hasina dha dorëheqje dhe u largua nga Bangladeshi pasi qindra njerëz u vranë në një goditje ndaj demonstratave që filluan si protesta studentore kundër kuotave preferenciale të punës dhe u shndërruan në një lëvizje që kërkonte rrëzimin e saj.

Gjenerali Zaman tha se ai kishte zhvilluar bisedime me liderët e partive të mëdha politike “duke përjashtuar Ligën Awami të Hasina-s” për të diskutuar rrugën përpara dhe do të zhvillonte bisedime me presidentin, Mohammed Shahabuddin.

Një qeveri e përkohshme do të mbajë zgjedhje sa më shpejt të jetë e mundur pas konsultimit me të gjitha partitë dhe palët e interesuara, ka deklaruar presidenti në një fjalim televiziv të hënën vonë.

Protestat e fundit të udhëhequra nga studentët filluan për shkak të një sistemi kuotash për punësim që ata thanë se ju ndanë në mënyrë disproporcionale pasardhësve të luftëtarëve të lirisë nga lufta e pavarësisë e vitit 1971.

Protestat dhe shtypja e fundit çuan në dhunën më të keqe që nga themelimi i Bangladeshit më shumë se pesë dekada më parë. Gjatë një konference në selinë e ushtrisë, gjenerali Zaman premtoi një hetim për vdekjet e fundit./rtk

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews