Një aksident me fatalitet ka ndodhur të shtunën në Shtupeq të Madh në Rogovë, ku ka vdekur një person dhe një tjetër është lënduar.
Me këtë rast është arrestuar personi i lënduar si i dyshuar për aksidentin e ndodhur më 3 gusht.
Sipas njoftimit, i njëjti kishte qenë duke e vozitur motoçikletën katër-rrotëshe, në të cilin ishte bashkë edhe me një person, i cili si pasojë e vetaksidentit ka vdekur.
Policia ka njoftuar se fillimisht personi i lënduar ka deklaruar se motoçikletën me katër rrota po e voziste personi që ka vdekur, mirëpo dje gjatë intervistimit është konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar.
“Nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё motoçikletё (4 rrotёshe), nё tё cilёn ishin dy (2) persona, motoçikleta ishte rrokullisur dhe si pasojё njё person ka vdekur ne vendin e ngjarjёs kёtё e ka konfirmuar ekipi mjekёsor, ndёrsa personi tjetёr ka pёsuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), dhe Prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё trupi i pajetё i viktimёs tё dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore ( IML) nё Prishtinё pёr obduksion. Fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident”, thuhet në njoftim.
Derisa thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Fillimisht sipas deklarimit tё personit tё lënduar vozitёs ishte viktima e aksidentit, pas hetimit nga hetuesit e NJRKRR-DRP Pejё, me datё 04.08.2024 gjatё intervistimit ёshtё konstatuar se vozitёs ishte personi i lënduar tani i dyshuar pёr kёtё aksident.
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.