Mot i ndryshueshëm pritet të merr gjatë dy ditëve të fundit të kësaj jave mbi vendin tonë.
Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe stuhi lokale.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 28-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.