Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në periudhën dy javore 10 – 23 korrik janë shënuar 19 raste të reja pozitive me Covid 19 në Kosovë.
Në njoftimin nga IKSHPK-ja thuhet se në periudhën dy javore prej datës 10 deri 23 korrik janë raportuar 19 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes.
Derisa thuhet se rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.
“Autoritetet shëndetësore si masë kujdesi rekomandojnë praktikimin e masave parandaluese si mënyrën më të thjeshtë për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, duke përfshirë infektimin, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital apo edhe vdekjen. Në Kosovë, në periudhën dy javore 10 – 23 korrik janë raportuar 19 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19. Rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur. Hapat që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten dhe të tjerët përfshijnë: Praktikimin e higjienës së mirë personale dhe kolektive, Qëndrimin në ajër të pastër, Kërkimin e kujdesit shëndetësor për testim ose trajtim nëse keni shenja apo faktorë rreziku për sëmundje të rëndë, Vaksinimi me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur, Përditësimin me informacione rreth situatës me COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera “, thuhet tutje./TelegramNews./