Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar diplomatin estonez Aivo Orav, përfaqësues të posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Sipas njoftimit, Orav do të marrë detyrat e tij më 1 shtator 2024 për një periudhë fillestare prej dy vitesh, duke pasuar Tomas Szunyog, i cili kishte qenë në detyrë që nga viti 2020.
Derisa bëhet e ditur se ai aktualisht Orav është Përfaqësuesi i Përhershëm i Estonisë në BE dhe më parë ka shërbyer si shef i Delegacioneve të BE-së në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
“Aivo Orav do të luajë një rol udhëheqës në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe multietnike e cila bashkëpunon me rajonin. Ai gjithashtu do të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në dhe do të monitorojë, ndihmojë dhe lehtësojë progresin në prioritetet politike, ekonomike dhe evropiane”, thuhet në njoftim.