Policia e Kosovës, ka njoftuar se si rezultat i angazhimeve hetimore dhe operative në terren, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me sekuestrim të armëve dhe municionit.
Sipas njoftimit, pas dyshimeve se po kryhet vepra penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’, ka bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në fshatin Koliq/Prishtinë, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kontroll i cili është kryer me urdhër të gjykatës kompetente.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi e municioni
“Një armë (pistoletë) kal: 7.62mm, Dy armë (pistoletë) kal: 9×19 mm, Tetë karikatorë, 61 fishekë kalibër 7.62, Dy armë gjuetie, kal: 12 GA, Një pushkë me dylbi prodhim italian dhe 303 fishekë kalibrash të ndryshëm”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se personi i dyshuar është arrestuar dhe rasti i është nënshtruar vijueshmërisë së procedurave të mëtejme hetimore.