Të paktën 30 persona janë zhdukur pas përmbytjeve të mëdha që goditën Kinën jugperëndimore, raportojnë sot mediat shtetërore.
Shiu i dendur që shkaktoi përmbytje të shpejta në rajonin Ya’an të qarkut Hanyuan të provincës Sichuan dëmtoi gjithashtu mbi 40 shtëpi, sipas CGTN.
Ekipet e shpëtimit mbërritën në zonë dhe nisën përpjekjet për kërkimin e personave të zhdukur.
Më herët të shtunën, media lokale raportoi se të paktën 11 njerëz humbën jetën pasi një pjesë e një ure autostrade në provincën veriperëndimore Shaanxi u shemb.
Ura e vendosur në qytetin Shangluo të qarkut Zhashui, u shemb rreth orës 20:40 me orën lokale (12:40 GMT) të premten për shkak të përmbytjeve. /AA