Dy vetura janë djegur dhe dy të tjera pjesërisht si pasojë e një zjarri në Lagjen “Marigona” të Prishtinës.
Rastin për TelegramNews e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se nuk ka të raportuar për persona të lënduar.
“Rreth orës 10:30, është pranuar informata për një zjarr në një lagje në fshatin Preoce. Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë për dy vetura të përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar”, tha Borovci.
Ndërkaq Policia në koordinim me prokurorin e shtetit po merret me zbardhjen e rastit. /TelegramNews.coom