PDK-ja i dërgon në Kushtetuese tri ligje

Abelard Tahiri, në cilësinë e shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese disa akte ligjore: Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, dhe vendimin për statutin e Universitetit të Prishtinës.

Ai para mediave deklaroi se këto tre nisma janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe se Grupi Parlamentar i PDK-së ka proceduar për t’u paraqitur përballë Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar anulimin e tyre.

Për Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, Tahiri vlerësoi se ky ligj tenton të kontrollojë mediave të lira dhe të kufizojë lirinë e fjalës deri në pikën e monitorimit të individëve fizikë.

Në lidhje me Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ai shprehu dyshime për nevojën dhe qëllimin e një ligji që ai beson se tenton të kontrollojë sistemin prokurorial.

Për vendimin për statutin e Universitetit të Prishtinës, Tahiri theksoi se ky vendim i ka mohuar të drejtat stafit akademik në UP dhe sipas tij, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Tahiri përfundoi duke shprehur besimin se ata do të dalin fitues në këto beteja ligjore para Gjykatës Kushtetuese.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews