Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës ka dhënë disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det, shkruan TelegramNews.com.
Sipas IKSHPK-së, pavarësisht nga mosha apo aftësitë fizike, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën e tij pa shqetësime për rreziqet e mundshme.
Teksa kanë renditur disa nga këshillat si: përdorimi i ujit, mbajtja e syzeve të diellit, mbajtja e kapelës etj.
“Përdorni krem mbrojtës nga dielli! – Mbrohuni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit. Pini sa më shumë ujë! – Qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës. Mbani syze dielli! – Mbroni sytë tuaj nga rrezet ultra violet. Shmangni notin vetëm! – Gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje. Kontrolloni kushtet e detit! – Respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit. Mos harroni kapelën tuaj! – Mbroni kokën dhe fytyrën nga dielli. Pushime të mbara”, thuhet në njoftim./TelegramNews.com./