Sa herë shfaqet presioni ndërkombëtar për formimin e asociacionit, Kryeministri Kurti del me ide të reja se qeveria do ta formulojë një draft satus të asociacionit.
Këto ditë janë rritur zërat e qeverisë për një asociacion që do ta draftojë vet qeveria dhe ta përcjellë në Burksel.
Të njëjtin propozim Kurti e ka bërë edhe para dy muajsh, kur kryesuesi i BE-së për zgjerim dhe siguri Borrell ka refuzuar ta pranojë si opsion real , pak para mbledhjes për pranimin e Kosovës në KiE. Atëbotë, Borrel kërkonte që Kurti ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese draft statusin e Miroslav Lajçak, drafti më pro autonom serb për veriun deri më tani.
Dy partitë e mëdha opozitare janë prononcuar rreth presionit të fundit ndërkombëtar për asociacionin.
Enver Hoxhaj, ministër për disa mandate në PDK dhe ish ushtrues detyre i PDK-së , ka thënë se bisedat pa strategji të Albin Kurtit me Serbinë dhe BE-në, i kanë dhënë rast Brukselit të japin idetë e themelimit të një asociacioni për ta mbyllur problemin e veriut.
“Kryeministri ia ka dorëzuar vet mundësinë faktorit ndërkombëtar për ta formuar një draft asociacioni që ta mbyll problemin e asociacionit…”,ka thënë Hoxhaj.
Gabimet e Kurtit i ka përmendur edhe Lutfi Haziri i LDK-së i cili ka thënë se Kurti nuk ka strategji në bisedime për asociacionin.
Rreth një bashkëpunimi të cenueshëm mes qeverisë Kurti dhe SHBA-së kanë folur edhe zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit të cilët kanë apostrofuar pakënaqësi të bashkëpunimit mes qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së.