Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video ku shihet plazhi në ishullin e Sazanit i mbushur me turistë.
Kjo video e Ramës erdhi si reagim ndaj kritikave se plazhet e Shqipërisë kanë mbetur bosh, si pasojë e çmimeve të larta.
“Mirëmëngjesi, dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.