Mbrëmjen e së hënës, zjarret malore-fushore kanë vazhduar të përhapen në Komunën e Suharekës, duke shqetësuar banorët dhe autoritetet lokale.
Ekipet e zjarrfikësve janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë pa pushim për të kontrolluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.
Zjarret kanë përfshirë disa zona dhe po rrezikojnë pronat, tokat bujqësore dhe mjedisin natyror të rajonit.
Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët dhe kanë nënvizuar nevojën për të shmangur ndezjen e zjarreve në hapësirat e hapura, si dhe për të raportuar çdo rast të dyshimtë.