Një burrë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me thikë të dashurën e tij në Prishtinë.
Si pasojë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dhe e kanosur me thikë viktimën kosovare me të cilën i dyshuari është në lidhje për një kohë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.