Ministri I Mbrojtjes Ejup Maqeonci ka njoftuar se Togeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Leotrim Mëziu ka arritur të marrë çmimin ‘Honor Graduate’ në SHBA.
Togeri ka ka përfunduar me rezultate të larta Kursin Bazik për Oficer të Këmbësorisë.
Ejupi përmes një postimi në rrjetin e tij social tha se Mëziu ka përfaqësuar FSK-në denjësisht.
“Gjatë 19 javëve sa zgjati ky kurs, Togeri ka treguar performancë të lartë, në mesin e 170 pjesëmarrësve sa ishin në kurs, oficerë amerikanë dhe oficerë nga shtete të ndryshme të botës”, tha Ministri./TelegramNews.com