Një grua ka raportuar në polici se në Prishtinë është sulmuar fizikisht nga dy apo tre persona të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas policisë, viktima kishte vërejtur se dera e shtëpisë së saj ishte hapur me forcë ku dyshohet se i janë vjedhur 70 euro dhe një unazë.
“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.