Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë disa pamje nga puna në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka shkruar se Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë po rilind me hapësira të reja.
“Dhe nga puna në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë që po rilind me hapësira të reja të ekspozimit, bibliotekë, laboratorë dhe koncept të ri të sallave, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.