Partesh: Burri denoncohet nga gruaja për dhunë, kapet me armë dhe municion

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur dje, në një familje në Partesh.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një grua, e cila ka raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj saj, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë lidhur me rastin.

Burri i dyshuar për dhunë në familje posedonte edhe armë pa leje, e cila u sekuestrua bashkë me rreth 80 fishekë që iu gjetën pasi njësitet policore kanë zhvilluar bastisje në shtëpinë e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhunë në familje”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews