Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbaj mot kryesisht me diell.
Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.