Serwer pas zgjatjes së mandatit të Lajçakut: Më pëlqejnë surprizat

Daniel Serwer, njohës i njohur amerikan për Ballkanin nga Universiteti “Johns Hopkins”, ka shprehur skepticizmin e tij për ndonjë zhvillim të ri në dialogun Kosovë-Serbi, edhe pas rinovimit të mandatit të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak.

Ai ka thënë se nuk pret ndonjë gjë të re, por ka shtuar se gjithmonë i ka pëlqyer surprizat, duke folur për GazetaBlic.

Në anën tjetër, Këshilli i Bashkimit Evropian e ka formalizuar zgjatjen e mandatit të Lajçakut deri në janar të vitit 2025. Vendimi është marrë pas kërkesës së Josep Borrell, përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.

Për të evituar një vakum në dialogun Kosovë-Serbi derisa të emërohet pasardhësi i Lajçakut, BE-ja ka zgjatur mandatin për pesë muaj. Emërimi i pasardhësit të Lajçakut tani lidhet drejtpërdrejt me procedurat për emërimin e udhëheqësve të rinj të institucioneve të BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews