Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda në Prishtinë, të cilët pas një zënke janë sulmuar fizikisht nga disa persona.
Sipas raportit të policisë, një i dyshuar është arrestuar.
“Lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një zënke të çastit janë sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftim.