E ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike në emisionin “S’e Kam me Ty” në Top Albania Radio ka qenë astrologia Denisa Shyle. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me finalistët e BBV3 dhe cili prej banorëve ka më shumë shanse për ta fituar edicionin e tretë.
Astrologia zbuloi se Peshoret edhe Ujorët janë ndër shenjat më me fat në pjesën e dytë të vitit. Pas tyre vjen Luani ndërkohë që Binjakët edhe Shigjetarët gjithashtu do të jenë me fat.
Nëse finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP do të ketë katër finalistë, sipas saj dhe studimit të shenjave që ka bërë astrologia do të jenë:
Juli, Romeo, Heidi dhe Egla.
Jonida Aliçkolli e pyeti astrologen nëse në momentin final në përballje do të jenë dy djemtë të cilët janë në shenjën e Virgjëreshës, cili prej tyre ka më shumë shanse që të jetë fitues Romeo apo Juli?