Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë sekuestruar një Ferrari në vlerë rreth 250 mijë euro gjatë një patrullimi në periferi të Prishtinës.
Automjeti ishte regjistruar jashtë vendit dhe pronari i tij është identifikuar si shkelës i normave të Kodit Doganor dhe Akcizave, të cilat rregullojnë administrimin e automjeteve të importuara.
“Oficerët doganorë pas ndalimit të automjetit kanë kuptuar se personi që ishte në posedim të automjetit është banor i Kosovës, i cili ka vepruar në kundërshtim të normave të Kodit Doganor dhe Akcizave që rregullojnë administrimin e automjeteve të regjistruara jashtë vendit. Si rezultat, oficerët sekuestruan automjetin për të nisur procedurat relevante administrative kundër poseduesit. Automjeti i sekuestruar është një Ferrari 499 GTB, me një vlerë të tregut të vlerësuar rreth 250,000 euro”.