Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se ka informacione të sakta se një grup prej qindra personash në Serbi, po përgatiten për ndonjë sulm eventual ndaj Kosovës, shkruan Telegrami.
I pari i Kuvendit në konferencën për medie tha se Kosova dhe institucionet e sigurisë janë vigjilencën më të lartë.
“Ka informacione të sakta se një grup prej qindra personash sërish po e bëjnë të njëjtën gjë në Serbi, po ushtrojnë po përgatiten për ndonjë sulm eventual që mund ta përjetojmë. Por ne jemi gjithmonë të përgatitur, dhe institucionet tona të sigurisë janë në vigjilencën më të lartë”, tha Konjufca./Telegrami.co./