Lekaj për tri kushtet e Kurtit: Janë më tepër elektorale populiste se sa për të zgjidhur çështje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, u shpreh se takimi i 26 qershorit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, po i dërgon vendet larg marrëveshjes bazë.

Sipas, Lekajt përveç kërkesës për dorëzim të Radojiçiqit, dy kushtet tjera janë populiste. Krahas këtij kushti për dorëzim të kryekriminelit serb, kërkohet edhe nënshkrimi i marrëveshjes dhe anulimi i letrës së Bërnabiqit ku thotë që nuk pranohet pavarësia e Kosovës, ulësja e OKB-së dhe integriteti territorial. Sipas deputetit të AAK-së, këto kushte e dëmtojnë Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare.

“Sa i përket takimit Kurti dhe Vuçiq mendoj që edhe përpara e kam potencuar që nuk është prej takimeve të tilla diçka sepse janë larg implementimit të marrëveshjes bazë dhe mendoj që në këtë drejtim Kurti më tepër po ik marrëveshjes së plotë dhe që në atë marrëveshje nuk është njohja reciproke dhe nuk e di këto veprime të Kurtit a shkojnë në dëm a po në të mirë të Kosovës por një e di që ato veprime janë më tepër elektorale populiste se sa për të zgjedhur çështje të caktuara. Ne i kuptojmë mirë që edhe kërkesa për Radojiçiqin duhet të jetë ashtu por sa i përket dy kërkesave tjera është marrëveshja bazë që e ka pranuar Kurti por që ka kërkuar firmosje dhe dihet që firmosja në marrëveshjet ndërshtetërore nuk paraqesin probleme nëse nuk janë të nënshkruara, prandaj kjo është lojë e zotëri Kurtit, politikë elektorale populiste që po e dëmton Kosovën edhe tek faktori ndërkombëtar se në agjendat ndërkombëtare, Kosova nuk po shikohet si para ardhjes së Kurtit”, ka thënë Lekaj.

Sipas Lekajt, Qeveria duhet të krijojë një strategji më të mirë në dialog dhe të koordinohet me faktorin e brendshëm dhe të jashtëm.

“Prishja e raportit me Bashkimin Evropian, përfshirë edhe ShBA-në, unë mendoj që Qeveria e Kosovës duhet të krijoj një strategji dalëse nga kjo situatë e dialogut duhet të koordinohet me faktorin e brendshëm dhe të jashtëm. Duhet transparencë dhe të komunikoj me opozitën, me shoqërinë civile e pastaj të ulën dhe të përfundoj ky dialog që është stërzgjatur dhe po humb Kosova shumë edhe në aspektin ndërkombëtar por edhe në investime”, u shpreh Lekaj.

Nënshkrimi i marrëveshjes, anulimi i letrës së Bërnabiqit e dorëzimi i Radojçiqit, ishin kërkesat kryesore të Kurtit në mundësi që të ketë takim me Vuçiqin./EO

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews