Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha vizitoi sot veriun e vendit, gjegjësisht njësitet policore të Policisë Kufitare dhe ata të Rendit Publik në Jarinje, Leposaviq, Bërnjak dhe në Banjskë ku me 24 Shtator 2023 u vra Rreshteri Afrim Bunjaku.
Drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend HOXHA, viziton zyrtarët policorë në veri të vendit
Sipas njoftimit, Hoxha bisedoi me zyrtaret policor të cilët ishin në kryerje të detyrave, duke u interesuar për gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore në atë pjesë të vendit.
“Ndër të tjera, në takimet me zyrtarët policorë, drejtori i përgëzoi ata për punën e angazhimin në kryerje të detyrave duke ofruar siguri për të gjithë pa dallime etnike dhe sundim të rendit e ligjit”, thuhet në njoftim.
Më tej, thuhet se delegacioni nga Prishtina, u prit edhe nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policore Mitrovicë Veri, Veton Elshani, i cili njoftoj eprorët e PK-së rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë në veri të vendit.
“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë me bashkëpunëtor vizitoi dhe vuri kurorë me lule, në vendin e rënies së heroit të Kosovës Enver Zymberit”, thuhet tutje./Telegrami.co./