Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës parlamentare.
Pika më kryesore e ditës pritet të jetë interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu.
Deputeti që bëri kërkesën për interpelancë në Kuvend, ishte Tritan Shehu, në lidhje me ligjin e propozuar për surrogacinë.
Por, pritet që i gjithë debati të zhvendoset në shërbimin onkologjik, ku mjekë dhe infermierë dyshohet se janë përfshirë në korrupsion, duke rrezikuar jetët e pacientëve.