Një person është arrestuar në Deçan pasi ushtroi dhunë fizike ndaj tri familjareve.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, dhuna erdhi nga mosmarrëveshja që kishte personi me tri familjare.
“Deçan / 24.06.2024 – 16:56. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka kryer veprën e lartcekur ndaj tre viktimave femra kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .”, thuhet në raport.