Ndihmës sekretari i Përgjithshëm i Evropsë në Kombet e Bashkuara, Miroslav Jenca, ka shkruar për takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe ministren Emilia Rexhepi.
Jenca ka thënë se përgjatë takimit u diskutua për përkrrahjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi.
“Diskutuam zhvillimet e fundit në dialogun Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja, të cilat OKB-ja i mbështet. Theksoi rëndësinë e besimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve dhe respektimin e të drejtave të njeriut të të gjithëve në Kosovë”, shkroi ai.
In Pristina, I also met with @EmilijaRedzepi and @BislimiBesnik. We discussed the latest developments in EU-facilitated Belgrade-Pristina dialogue that UN supports. Stressed the importance of mutual trust among all communities and respect for human rights of all in Kosovo. pic.twitter.com/1mbhiENf7o
— Miroslav Jenča (@JencaMiroslav) June 22, 2024