Blinken i dënon hapat e Rusisë dhe Koresë së Veriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dënuar thellimin e bashkëpunimit ushtarak mes Koresë së Veriut dhe Rusisë, përfshirë transferimin e armëve në kundërshtim me rezoluta të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha Departamenti i Shtetit të premten.

Blinken gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm të Koresë së Jugut, Cho Tae-yul, ritheksoi rëndësinë e aleancës së “hekurt” mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut për promovimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit global, njoftoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në një komunikatë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe lideri verikorean, Kim Jong Un, nënshkruan një marrëveshje për mbrojtjen gjatë vizitës së Putin në Penian këtë javë. Detajet e marrëveshjes nuk janë të qarta, por është përshkruar si bashkëpunim gjithëpërfshirës strategjik. Kim tha se kjo marrëveshje është traktati më i fuqishëm i nënshkruar ndonjëherë mes dy vendeve, duke e konsideruar atë si një nivel të lartë aleance që do të lejojë bashkëpunim në politikë, ekonomi, kulturë dhe fusha ushtarake.

Putin tha se çështjet e sigurisë dhe ndërkombëtare ishin në fokus të takimit me Kimin, sipas mediave ruse.

Zyrtarët e SHBA-së dhe Koresë së Jugut kanë akuzuar Koresën e Veriut se po ofron Rusisë artileri, raketa dhe pajisje ushtarake për t’u përdorur në Ukrainë, në këmbim të teknologjisë ushtarake. Të tilla transfere armësh do të shkelnin sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat Rusia i ka mbështetur më herët.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews