Ngritet aktakuzë ndaj tre personave për posedim dhe shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Posedimi i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit nga Prokuroria Themelore e Prizrenit aktakuza është ngritur kundër personave me iniciale K.Th., A.K., dhe J.B.

“Derisa të pandehurit ishin të ulur në një tavolinë prapa furrës së bukës, kishin vendosur disa qese me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe hasen nga policia, me ç’rast policia ka gjetur dhe sekuestruar, në tavolinën ku po qëndronin të pandehurit marihuanë me peshë neto prej 0.60 gram, dhe një qese plastike me peshe neto prej 2.42 gram me marihuanë, ndërsa në motoçikletën të pandehurit A.K., janë gjetur dhe sekuestruar 35 qese plastike me marihuanë me peshë prej 73.63 gram, një qese plastike me marihuanë me peshë neto 49.63 gram (pesha totale e substancës narkotike 126.28 gram), një peshore elektronike ngjyre hiri – mjet për matjen e narkotikut, si dhe 15 euro, që dyshohet se janë mjete të fituara nga shitja e substancave narkotike”, thuhet në aktakuzë.

Tutje në aktakuzë thuhet se A.K., më 31 mars pa autorizim ka shpërndarë marihuanë, në atë mënyrë që është takuar me J.B., në rrugën “Ibrahim Rugova” ku të njëjtit i ka dhënë në këmbim të 240 qeseve plastike që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike, një dozë të substancës narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 0.27 gram.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews