Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi e caktoi mbledhjen për zgjedhje të Qeverisë së re, të shtunën në orën 11:00.
Mandatari dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, dje në shtëpinë ligjvënëse e parashtroi propozimin për përbërje të qeverisë dhe programin për punën e saj.
Rregullorja e Kuvendit parasheh mbledhja për zgjedhje të Qeverisë të zgjasë më së shumti dy ditë.
Mandatari e arsyeton programin dhe propozimin për përbërje të Qeverisë, pas çka në Kuvend zhvillohet vetëm një debat.
Votimi për zgjedhje të Qeverisë bëhet pas propozimit për përbërje të Qeverisë në tërësi, me votim publik. Votimi bëhet pas përfundimit të debatit, ndërsa më së voni në orën 24:00.
Qeveria zgjedhet nëse për të votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.
Kryetari i Kuvendit e njofton presidenten e Republikës për zgjedhjen e Qeverisë.