​Një infeksion bakterial vdekjeprurës trondit Japoninë

Rastet e një infeksioni bakterial të rrezikshëm dhe shumë vdekjeprurës kanë arritur nivele rekord në Japoni, shkruan il messaggero.it

Që nga 2 qershori, Ministria japoneze e Shëndetësisë ka regjistruar 977 raste të sindromës së shokut toksik streptokoksik, me një shkallë vdekshmërie deri në 30%.

Midis janarit dhe marsit, 77 njerëz vdiqën nga ky infeksion.

Ekspertët besojnë se sistemi imunitar i dobësuar i njerëzve pas COVID-19 mund të jetë një nga shkaqet e rritjes së mprehtë të rasteve.

Sindroma e shokut toksik streptokoksik është një nga format më të rralla dhe më agresive të infeksionit streptokok të tipit A.

Gjendja mund të përkeqësohet me shpejtësi, edhe në 24-48 orë, dhe të shkaktojë simptoma të tilla si temperaturë e lartë, hipotension, takikardi, si dhe dështim të organeve të ndryshme dhe vdekje./kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews