Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Osmani në Facebook tha se takimi i tyre është zhvilluar në Zvicër, në kuadër të Samitit për Paqe për Ukrainën.
Derisa theksoi se mbështetja e saj për Kosovën vazhdon të jetë e pakursyer.
“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës. Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer!”, tha Osmani.