Gjykata e Apelit vendosi që vula e Partisë Demokratike t’i kalonte Rithemelimit, grupimit të Sali Berishës.
Gjykata e Apelit vendosi mos pranim të ankimimit të Enkelejd Alibeajt, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, e cila ndoqi seancën gjyqësore.
Trupa gjykuese e përbërë nga Alma Ahmeti e anëtarë Iliba Bezati dhe Elona Toro nuk pranuan ankimin, duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të marrë nga gjyqtari Agron Zhukri se vula i takon Berishës.
Në 27 dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Lartë riktheu për rishqyrtim vendimin e dhënë nga Agron Zhukri që njihte si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën.
Në arsyetimin e dhënë nga gjykata e Lartë theksohet se në vendimin e dhënë, janë bërë shkelje proceduriale duke u interpretuar gabim normat dhe ligji procedurial.