Nëse do të arrestohet Milo Gjukanoviq, përgjigja do të jetë radikale, tha kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Danijel Zhivkoviq, duke komentuar njoftimet për arrestimin e ish-presidentit të Malit të Zi dhe ish-liderit të DPS-së.
“Ajo që është e re është se ata që e kanë thënë kanë qenë opozita dhe tani janë në strukturat qeveritare”, tha ai.