Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se asnjë sukses i Kuvendit nuk mund të jetë i plotë pa qytetarët e shoqërinë civile.
“Në një kohë kur në mbarë botën po merr hapësirë keqinformimi, tema globale nga Kombet e Bashkuara këtë ditë është caktuar inteligjenca artificiale. Kjo është një thirrje për vëmendje për të vënë në funksion inteligjencën artificiale. Demokracia mirëmbahet nëpërmjet bashkëpunimit qytetar. Kur flasim për pjesëmarrjen qytetarë, zgjedhjet janë qenësore për demokracinë”, tha ai.
Sipas tij, zgjedhjet janë qenësore për demokracinë, zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse siç tha ai përmes zgjedhjeve jetësohet më së miri vendimmarrja e qytetarëve.
“Kur flasim për pjesëmarrjen qytetare, zgjedhjet janë qenësore për demokracinë, zgjedhjet edhe të lira edhe të ndershme sepse përmes tyre jetësohet më së miri në praktikë vendimmarrja e qytetarëve. Kosova në vitin 2025 do t’i mbaj zgjedhjet e veta të rregullta parlamentare dhe rrjedhimisht kjo është legjislatura e parë e Kuvendit që po e përmbyll mandatin e saj të plotë katër vjeçar. Njëherit, këto zgjedhje do të jenë edhe një proces gjithëpërfshirës zgjedhor pasi që edhe qytetarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë të drejtën e tyre për të votuar”, ka thënë Konjufca.
Ai shtoi se Kosova do të mbajë zgjedhje në vitin 2025 dhe se rrjedhimit është legjislatura e parë që po e përmbyll mandatin e saj të plotë katërvjeçar.
Edhe drejtoresha e NDI, Nancy Soderberg foli për intelegjencën artificiale, për çka tha se edhe në Kosovë ka pasur raste të ndikimit tek gratë.
“Ne jemi të zotuar që të ndërtojmë një sistem të qeverisjes që është llogaridhënies. Kosova ka mundësi për standarde të qarta, duke promovuar tranaparencën për të ndërtuar qeverisje të mirë”, shtoi ajo.
Kryetarja e Forumit për Transparencë Parlamentare, Arbëresha Kryeziu Hyseni tha se Kuvendi është vendi më demokratik, ku shtoi se është rritur transparenca e llogaridhënia..kp