Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se shkolla “Shtjefën Gjeçovi” është bërë institucioni i 23-të arsimor që lidhet me sistemin e ngrohjes së qytetit.
Sipas Ramës, kjo shkollë deri më tani ka shpenzuar mbi 27,000 litra naftë, me një kosto prej rreth 34,000 euro.
“Shkolla “Shtjefën Gjeçovi” është bërë pjesë e projektit për një Prishtinë më të pastër dhe më të qëndrueshme, duke u bërë institucioni i 23-të arsimor që lidhet me sistemin e ngrohjes së qytetit. Deri tani, kjo shkollë ka shpenzuar mbi 27,000 litra naftë, me një kosto prej rreth 34,000 €. E nga ky vit e tutje, shkolla jo vetëm që do të kursejë këto shpenzime, por gjithashtu do të eliminojë ndotjen e mjedisit nga përdorimi i naftës. Termokos po e transformon Prishtinën në një qytet më të gjelbër dhe pastër!”, ka shkruar Rama./TelegramNews.