31-vjeçari Armend Thaqi pritet të largohet nga Cluj.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka pesë ndeshje që nuk grumbullohet fare me skuadrën e tij, CFR Cluj, dhe palët po diskutojnë për një ndërprerje të kontratës.
Ai është duke u ndjekur nga dy gjigandët e futbollit kosovar, ku ditët në vijim do jenë vendimtare për të ardhmen e njërit nga mbrojtësve më të mirë në historinë e futbollit kosovar.
Prishtina dhe Gjilani janë në luftë për të siguruar shërbimet e Thaqit, derisa ditët në vijim duket se do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij.