33 vjet nga eksodi i shqiptarëve me anijen `Vlora`

Me rënien e diktaturës, të motivuar nga liria e rifituar, shumë shqiptarë iu drejtuan botës së ëndërruar për të siguruar mirëqenien e munguar. Ikja ishte e përmasave të mëdha, aq sa të konsiderohej e ngjashme me `eksodin biblik`.

Më 8 gusht 1991 mijëra shqiptarë u nisën nga porti i Durrësit drejt Barit, me anijen e mallrave “Vlora”, e porsakthyer nga Kuba me një ngarkesë kallamsheqeri. Bordi i anijes u tejmbush me burra, gra e fëmijë të cilët prisnin të mësonin fatin e tyre mes dy brigjeve të detit Adriatik. Njerëzit vareshin ku të mundnin, deri edhe tek shtiza e flamurit kuqezi.

Destinacioni i tyre i parë ishte qyteti i Brindizit, ndërsa më pas iu drejtuan Barit. Për shumicën, qëndrimi atje nuk zgjati shumë. Brenda dy javësh u riatdhesuan 17400 shtetas shqiptarë, ndërsa në Itali mbetën rreth 1500 që kishin kërkuar strehim politik./atsh

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews