​Kusari-Lila: Zgjedhjet në shkurt, me LVV duhet të kemi koalicion, jo përfshirje në listë

Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila thotë se zgjedhjet e rregullta parlamentare duhet të mbahen në shkurt të vitit 2025. Sipas saj, propozimi i opozitës që zgjedhjet të mbahen më 26 janar nuk është i favorshëm as për qytetarët, për shkak se fushata zgjedhore nis në kalendarin e festave zyrtare. Ajo nënvizoi se disponimi i koalicionin qeverisës është që zgjedhjet të mbahen më 9 ose 16 shkurt.

Kusari-Lila flet edhe për bashkëpunimin e ardhshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, raportet e kryeministrit Albin Kurti me presidenten Vjosa Osmani, incidentin e të parës së vendit në aeroportin e Shkupit, si dhe për dialogun me Serbinë.

“Muaji janar për arsye subjektive është muaj shumë i gjatë dhe ka festa. Në këto zgjedhje që janë të rregullta fushata është tridhjetë ditore. Vetë fakti i fillimit të fushatës një muaj para datës së mbajtjes së zgjedhjeve duhet të parapërcaktojë orientimin për një datë zgjedhore. Nëse zgjedhjet caktohet më 26 janar, problem përmbajtjesor është që fushata të fillojë më 24 dhjetor, për shkak se është nata e Krishtlindjes. Pastaj hyjmë në javën festive deri në Vitin e Ri, përfshirë pastaj edhe Krishtlindjen ortodokse më 7 janar… Unë si përfaqësuese e Alternativës në atë takim kam propozuar dy data të tjera, 9 shkurtin apo 16 shkurtin. Të dyja lidhen me argumentet se do të ofrojnë mundësi të mjaftueshme edhe për fushatë të mirëfilltë por edhe organizim të procesit zgjedhor…Është publike se s’kanë qenë mbështetës, jo vetëm LVV-ja, por asnjëri prej përfaqësuesve të koalicionit përfshirë edhe partitë jo shumicë siç janë partitë boshnjake që ishin prezentë aty, që kanë deklaruar se data më e përshtatshme për zgjedhje është muaji shkurt”, tha Kusari-Lila.

Kusari-Lila, e cila aktualisht është shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se dëshiron një kontribut më të madh në hartimin e programit të ardhshëm qeverisës me partinë e Albin Kurtit.

Ajo shton se ende s’kanë filluar diskutimet për detajet e bashkëpunimit me LVV-në, por thekson se preferojnë një koalicion zyrtar dhe jo vetëm përfshirje në listën e tyre zgjedhore.

“Dëshirojmë të kemi kontribut dhe zë edhe në programin e ardhshëm qeverisës, mirëpo s’kemi filluar diskutimet për detajet për shkak edhe të agjendave që kemi pasur. Jam e bindur se në kohën kur të ketë më shumë qartësi për datën e zgjedhjeve do të ulemi dhe do të trajtojmë qoftë programin qeverisës, qoftë pjesëmarrjen tonë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi qenë dhe mbetemi parti e rregullt në KQZ. Për neve gjithmonë ka qenë e preferuar që të kemi një koalicion zyrtar, përkundër që nga LVV-ja është preferuar që të jemi pjesë e listës. Këto janë modalitetetet që do të diskutohen me LVV-në…S’ka qenë nënshtrim as herën e kaluar, diskutojmë në bazë të forcës politike të secilit subjekt. Nënkuptohet se nuk mund të themi që kemi pozicionin e barabartë. LVV-ja është partia më e madhe në vend, por natyrisht për partnerët e vegjël duhet të ketë një qartësi në raport me rregullimin e mirëfilltë të garës në listën zgjedhore”, deklaroi Kusari-Lila.

Duke folur për përplasjet në distancë të presidentes Osmani me kryeministrin Kurti, por edhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ajo thotë se dallimet mes tyre nuk janë përmbajtjesore, por vetëm sa i përket qasjes së përdorur për procese të ndryshme, siç ishte ai i anëtarësimit në Këshill të Evropës.

“Nuk është shpreh ndonjëherë dallim përmbajtjesor. Ka mundur të jetë qasje të ndryshme në raport me procesin, siç ishte rasti me Këshillin e Evropës, por në kuadër të parimeve në procesin e integrimit, në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, marrjen e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE dhe NATO s’ka asnjë dallim parimor mes qeverisë dhe presidencës. Ndërsa të tjerat, diskutime normalisht se do të ketë”, thekson ajo.

Ndërkaq, për incidentin e presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, ajo deklaron se autoritetet maqedonase nuk është dashur të kenë sjellje të atillë ndaj të parës së vendit. Sipas saj, ky rast ka reflektuar në marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni e Veriut.

“Uroj që mos të kishte qenë e qëllimshme edhe pse duket pak sjellje absurde që të kemi sjellje të tilla prej asaj çfarë kam lexuar dhe dëgjuar… Në kapacitetin zyrtar apo kapacitetin privat, prapë posti dhe funksioni i një zyrtari të lartë shtetëror duhet respektuar. Sa përket raporteve, pashmangshëm e ka pasur një efekt. MPJD ka prezantuar notën verbale në raport me ngjarjen dhe pakënaqësinë që shteti i Kosovës ka prezantuar për një situatë të panevojshme dhe të pakëndshme për vendin”, tha ajo.

Krahas këtyre, Kusari-Lila është kritike edhe ndaj Bashkimit Evropian për qasjen e përdorur në dialog. Siç thotë ajo, BE-ja nuk po reagon ndaj refuzimit të vazhdueshëm të Serbisë për ta zbatuar marrëveshjen.

Përkitazi me këtë, ajo thekson se do të ishte e pakuptimtë nëse fillon disbursimi i mjeteve për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe mbetet jashtë Kosova.

“Serbia së pari duhet të pranojë marrëveshjen bazë. Ne kemi pasur së fundmi edhe deklarimin e kryeministrit të Serbisë që ata nuk e pranojnë zbatimin e marrëveshjes. Është problematike dhe komplekse që të thuhet që të dy palët janë të lidhura me zbatimin e marrëveshjes ku njëra palë se pranon marrëveshjen. Kosova ka treguar gatishmëri prej fillimi, jo vetëm në zbatim, por edhe nënshkrim të marrëveshjes si garancinë përmbajtjesore për zbatimin e saj të mëtutjeshëm… Do të ishte e pakuptimtë fillimi i disbursimit të mjeteve për shtetet të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe të mbetet jashtë Kosova, përkundër orientimit, përkushtimit dhe angazhimit për shtet dhe rend ligjor, për zbatim të marrëveshjes dhe seriozitetin maksimal që e ka treguar në raport me të gjitha pikat që janë përcaktuar në marrëveshje”, përfundon Kusari-Lila./kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews