Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reagur në lidhje me incidentin me presidenten Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.
Në reagimin e MPJD-së, thuhet se me shqetësim kanë mësuar për incidentin dhe trajtimin jodinjitoz të presidentes Osmani.
Derisa kanë kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë”, thuhet në reagim./TelegramNews./