Një 28 vjeçare ka tentuar të bëjë vetvrasje në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prizren.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi tha se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe se e njejta po merr tretman mjekësor.
“Me datën 18.08.2024 rreth orës 02:20, policia ka marrë informatën së një femër (rreth 28 vjeçare) ka tentuar të vetëvritet, posa ka marr informatën patrulla policore është dërguar për në emergjencë, fillimisht kane kontaktuar me vëllaun e viktimës i cili ka deklariar se kjo nuk është hera e parë që e njëjta ka tentuar te vetvritet. Sipas dëshmitarit e lartcekura rreth orës 02:00 është hedhur nga ballkoni i katit te dytë (2) në shtëpinë e saj në Prizren”, ka thënë Bytyqi. /TelegramNews.com.