126 autosallone nga Ferizaj deri në Veternik të Prishtinës

“Është mase e vërtetë kur në një shtet mungon vizioni strategjik për investime,atëherë ndodhin eksperimente të ndryshme. Nëse do të analizohej një eksperiment biznesor që e ka kapluar Kosovën e pasluftës,del se është një numër i madh autosallonesh dhe i deponive të pjesëve metalike”,ka thënë Gerxhaliu

Kosova e pasluftës ka investuar në kapital të vdekur ,duke derdhur mjete në ndërtimin e pompave të derivateve dhe në vetura.

Për ta bërë më faktik këtë proces të investimit të gabuar dhe jostrategjik në avancimin e ekonomisë së tregut kosovar, “Gazeta Puls” ka numruar 126 autosallone nga Prishtina deri në hyrje të Ferizajt.Sipas një kalkulimi në një distancë gjatësie i bie që të ketë tre autosallone për kilometër.

Në po këtë distancë kilometërshe janë numruar edhe rreth 30 autoservise për riparim automjetesh ,të cilat posedojnë pjesë automakinash kryesisht për vetura të prodhimit më të vjetër.Është vështirë të gjenden pjesë makinash për vetura të viteve 2017-2018 e tutje dhe kjo të jep të kuptosh se shumica e këtyre autosalloneve mbajnë në pronësi vetura të vjetra.

Njëri nga pronarët e një autosalloni ,duke mos dashur të identifikohet ka thënë shkurt se nuk kanë shitje shumica e tyre.
“Nuk kemi punë dhe janë vetëm disa data kalendarike të cilat japin më shumë mundësi për shitje ,për shembull në kohën e vitit të ri , dhe në ditë verore kur kurbetçinjtë janë këtu .Vinë nga jashtë dhe u blejnë familjarëve vetura dhe ditëve tjera,nuk themi se nuk ka shitje,por kjo është shumë simbolike.

Ka edhe autosallone që janë të lidhura me njëri tjetrin dhe për të freskuar pamjen e strukturës shitëse që të joshin blerësit, i bartin nga një autosallon në tjetrin,por në kuptimin e letrave nuk shaktojnë probleme” ka thënë ai.

Lidhur me këtë treg veturash ish kryetrai i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu për Gazetën Puls thotë:
“Është mase e vërtetë kur në një shtet mungon vizioni strategjik për investime,atëherë ndodhin eksperimente të ndryshme. Nëse do të analizohej një eksperiment biznesor që e ka kapluar Kosovën e pasluftës,del se është një numër i madh autosallonesh dhe i deponive të pjesëve metalike”,ka thënë Gerxhaliu për të shtuar:
“E tërë kjo,duhet analizuar në disa dimensione.Në dimensionin ekonomik është kapital që dëmton sektorin privat.
Në aspektin hapësinor, është një veprimtari që mbulon mijëra hektarë sipërfaqe toke të punës, të cilat janë zënë me vetura të vjetra e deponi metalike.”

Paramendoni nëse vizitoni autosallone të ndryshme ,kuptojmë se shumica nuk kanë qarkullim, ose kanë qarkullim të vogël dhe shumica e veturave janë të paguara me avans, apo në mënyrë paraprake dhe kur krejt kësaj i shtohet efekti i inflacionit, i cili ka qenë shkatërrues për shumë ekonomi të fuqishme ,ndërsa në Kosovë këto veprimtari ,më shumë janë ngulfatëse ,sesa infuzionuese për ecje përpara”,ka thënë për Gazetën Puls,eksperti ekonimim Safet Gërxhaliu. /GazetaPuls/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews