Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë të prodhimit të eksplozivëve në lagjen Karesi të Balikesir, Turqi.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në fabrikën e prodhimit të municioneve ZSR.
Sipas TRT, Ministri i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya deklaroi se pas shpërthimit, në vendngjarje brenda një kohe të shkurtër mbërritën guvernatori, ekipet e kërkim-shpëtimit, shëndetësisë dhe AFAD.
Yerlikaya deklaroi se ka nisur një hetim për ngjarjen dhe theksoi se ka nisur edhe një hetim administrativ.
Duke vënë në dukje se gjendja shëndetësore e 3 personave të lënduar si pasojë e shpërthimit ishte e mirë, Yerlikaya tha se 12 persona humbën jetën.
Yerlikaya tha se “dëshirojmë mëshirën e Zotit për ata që kanë ndërruar jetë. I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjeve të qytetarëve tanë të vdekur, kolegëve të tyre atje dhe të gjithë qytetarëve tanë të Balıkesir”.
Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje dhe priten detaje të mëtejshme për shkakun e shpërthimit.
Situata po monitorohet nga afër dhe do të jepen përditësime pasi të ketë më shumë informacione.
Fabrika, e cila hapi dyert e saj në vitin 2014, ishte e specializuar në prodhimin e municioneve për armë të lehta, sipas burimeve të mediave lokale.
Sipas tyre, guvernatori i Balıkesir, İsmail Ustaoğlu, foli për tragjedinë, duke përjashtuar sabotimin si shkak të shpërthimit.
“Hetimet fillestare sugjerojnë se ky ishte një aksident tragjik”, u tha Ustaoğlu gazetarëve në vendngjarje.
Shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje. Ende nuk dihet gjendja e tre të plagosurve.