Zelensky: Kjo është lufta e tretë botërore, Putini nuk është i çmendur, ai është i rrezikshëm, kjo është më keq

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka thënë Guardian se autoritetet ruse po qeshin me Kievin për vonesën e lejes së SHBA-së për të përdorur armë perëndimore për të synuar objektivat në Rusi.

Në një intervistë të gjerë, Zelenski tha se kujdesi i SHBA-së paguhet në jetë njerëzore dhe i bëri thirrje presidentit amerikan të kapërcejë shqetësimet e tij për një përshkallëzim të mundshëm bërthamor me Moskën.

Pas muajsh lobimi, Shtetet e Bashkuara, për herë të parë lejuan Ukrainën të përdorë disa armë të prodhuara nga SHBA brenda Rusisë për të mbrojtur Kharkivin. Por në një intervistë me Guardian, Zelenski e bëri të qartë se kur sulmon territorin rus, ai duhet të ketë aftësinë për të përdorur armë të fuqishme me rreze të gjatë – që është një “vijë e kuqe” që SHBA-të tashmë e kanë kaluar.

“Na besoni, ne duhet të përgjigjemi. Rusët nuk kuptojnë asgjë përveç forcës”

“SHBA-të duhet të besojë më shumë tek ne. Pa një dritë jeshile nga Shtetet e Bashkuara, aleatët e tjerë, si Britania e Madhe, nuk ka gjasa të lejojnë Ukrainën të përdorë armët e tyre me rreze të gjatë. Na besoni, ne duhet të përgjigjemi. Rusët e kuptojnë asgjë veç forcës Ne nuk jemi objektivi i tyre i parë, as i fundit”, tha presidenti ukrainas.

“Mendoj se është absolutisht e palogjikshme që ne kemi armë perëndimore në duart tona dhe pastaj thjesht shikojmë sesi vrasësit dhe terroristët na shkatërrojnë. Unë mendoj se ata po qeshin me këtë situatë”, shtoi ai.

Zelenski tha gjithashtu në intervistë se armët e reja amerikane nuk kanë mbërritur ende në sasi të mjaftueshme në brigadat në verilindje të Ukrainës, ku Rusia po përparon. Ai gjithashtu deklaroi se ushtarët rusë përdorin të njëjtat rrugë si ushtria e Hitlerit.

“Kjo është lufta e vërtetë e tretë botërore”

“Nëse Rusia do të fitonte në Ukrainë, Putini do të sulmonte kombet e tjera dhe do të përpiqej të ndryshonte kufijtë e Evropës. Kjo është një luftë e vërtetë e tretë botërore. Unë nuk mendoj se Putini është i çmendur. Ai është i rrezikshëm dhe kjo është shumë më e tmerrshme  nuk do të ndalet”, tha ai. /GazetaPuls/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews