Vitia: Fillon shkollimi specialistik për 104 specializantë në institucionet shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se Shëndetësisë së Kosovës pritet t’i shtohen 104 specializantë të rinj.

Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka shkruar se ka përfunduar konkursi i tretë për shkollim specialistik.

“Tashmë ka përfunduar konkursi i tretë me radhë për shkollim specialistik, i cili organizohet mbi tri kriteret bazë: kuadrit deficitar, kapacitetet mentoriale dhe infrastrukturore. Po instalohet rregull, transparencë dhe stabilizim i resurseve profesionale”, tha Vitia.

Ai theksoi se “Konkursi për shkollim specialistik në institucionet private shëndetësore vazhdon të jetë i hapur”.

“Për këtë konkurs, për herë të parë kemi vendosur kritere dhe rregulla të reja duke u bazuar në përgatitjet individuale dhe kualifikimet e kandidatëve”, theksoi ai.

Sipas të parit të MSh-së, këto ndryshime synojnë të sigurojnë një proces më cilësor dhe transparent, duke vendosur kritere sikur në institucionet publike ashtu edhe në ato private.

“Vazhdojmë me pregatitjet për konkursin e ardhshëm”, shtoi ndër të tjera Arben Vitia. /TelegramNews.com.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Designed and Developed by Labinot Bërbatovci

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews