Vivian Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk krijon një rrjet ofendimesh në Threads kundrejt babait të saj duke e quajtur tradhtar serial dhe gënjeshtar.
20-vjeçarja transgjinore ka postuar sot një nga një të gjitha gjërat çka nuk fliten rreth imazhit të Elon Musk, me qëllim për ta ekspozuar në sy të publikut. ‘’Ti nuk beson në vlera familjare meqë ke tradhtuar vazhdimisht e ke shkelur kurorë.’’, ajo më tutje thotë se Elon Musk nuk është krishter siç thotë meqë këmba nuk i ka shkelur kurrë në kishë. Ajo më tutje e quan atë racist dhe e akuzon për Islamofobi.
‘’Kur isha 6 vjeç e quajte arabishten “gjuhën e armikut”, ke pasur një sërë padish për diskriminim dhe ke ardhur nga Aparteidi Afrika e Jugut. Ju nuk e “shpëtoni planetin”, nuk i kushtoni vëmendje ndryshimeve klimatike dhe gënjeni për qytetërimin shumëplanetar, si justifikim dhe sepse dëshironi të dukeni si CEO i Ready Player One.’’
Këto polemika online kanë filluar që kur Vivian ka vendosur të dal në publik për të treguar se Elon Musk gënjen kur thotë se i ka vdkur një djalë. Ajo madje shkruan në postimet e saja të fundit se duket goxha mirë për një person të vdekur.
Hera e fundit kur kanë pasur reagime të tilla ka qenë kur vajza e miliarderit vendosi të reagonte për një postim në platformën X, ku Musk e cilësonte fëmijën e tij homoseksual dhe pak autik, ndërsa reagimi i V. Wilson ishte asolloji ku ajo e akuzonte Musk për falsifikim të kujtimeve në internet.